Telegrafi

Osmani: S’ka mundësi teorike që Tomor Morina të ekstradohet në Serbi

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në deklaratë për TV21 thotë se e respekton vendimin gjyqësor, ku i ndalohet vizitimi i Tomor Morinës në burgun e Shkupit.

Por Osmani gjithashtu tha se i ka dërguar mesazh ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morinës se nuk ka mundësi që të ekstradohet në Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjeta mënyrë të dërgoj mesazh Tomor Morinës se kemi aktivizuar të gjithë mekanizmat e brendshëm që ta sqarojmë situatën dhe sa më shpejt të merret vendim pozitiv për të dhe të garantohet se nuk mundësi teorike të ekstradohet në Serbi”, tha Osmani.

Ai shtoi se po angazhohet që të lirohet nga paraburgimi deri sa të përfundojnë procedurat në Ministrinë e Drejtësisë.

Lexo po ashtu Gjykata: Osmani dhe Nuhiu nuk mund të vizitojnë Tomor Morinën

Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit gjatë ditë së djeshme vendosi që Bujar Osmani dhe Agim Nuhiu nuk do të mund të vizitojnë ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina./Telegrafi/