Site icon Telegrafi

Osmani: Situata në Maqedoni është e tensionuar shumë, dhe lehtë mund të eskaloj (Video)

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin në ”Otvoreno” në Tv Nova ka komentuar gjendjen dhe krizën politike në Maqedoni. Osmani në emision ka qenë me Damjan Mançevski nga LSDM dhe Pavle Bogoevski nga protestuesit e organizatës #Protestoj, njofton Telegrafi.

“Kjo krizë përfundimisht po zgjatë shumë, dhe kjo situatë është e padurueshme. Situata në Maqedoni është e tensionuar, dhe lehtë mund të ndizet, dhe çdo kush në këtë kohë kur institucionet janë të paralizuara, mund ta kidnapon situatën dhe mund ta shndërron në ndonjë formë tjetër. Të cilën formë askush nga ne nuk e dëshiron. Ne jemi të mendimit se nuk ka zgjidhje tjetër për dalje nga kjo krizë, përveç se me negociata të partive politike të cilët e kanë legjitimitetin të flasin në emër të qytetarëve. Se nuk ka zgjidhje të njëanëshme, përmes cilësdo formë, qoftë përmes zgjedhjeve apo formave të tjera”, ka deklaruar mes tjerash, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version