Telegrafi

Osmani: Shkupi dhe Athina kanë dhënë sinjale të qarta për ndryshimin e qëndrimeve në lidhje me emrin

Shkupi dhe Athina, kohëve të fundit kanë dhënë sinjale të qarta se e kanë mendjen për të ndërruar mënyrën politikbërjes-pozicionin dhe të punojnë në ndërtimin e besimit në mes dy shteteve, ka deklaruar zv.ministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në intervistën për gazetën greke ‘Efimerida’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani ka folur edhe për vizitën e sotme në Shkup me diplomatin Nikos Kotzias.

”Marrëdhënia mes Shkupit dhe Athinës gjatë kohë ka qenë e betonuar në nivel të plotë të mosbesimit dhe ndryshimi i saj nuk mund të pritet të ndodhë në një shpejtësi të madhe. Mirë është çka me procedurat e tyre, edhe Shkupi edhe Athina, qartë treguan se ka përqëllim të ndryshojnë mënyrën e deritanishme politike dhe të punojnë në ndërtimin e masave dhe aktiviteteve për besim në mes dy shteteve. Në atë drejtim pres hapa konkret nga ana e dy vendeve’, ka thënë Osmani.

Ai pret avancim në integrimet euroatlantike, madje para se të mbyllet kontesti për emrin. Kotzias sot në Shkup do të ketë takim edhe me Osmanin. /Telegrafi/