Është çështje dite kur do të publikohet dhe do të paraqitet para Komisionit Evropian “Plani 3-6-9”, i njohur ndryshe si “Udhërrëfyesi për reformat”, tha zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në një deklaratë për Alsat-M.
Ai shtoi se plani përmban të gjitha masat që duhet të ndërmerren në periudhën 3 mujore, 6 dhe 9 mujore edhe atë në 16 sfera të ndryshme.
Kryesisht sipas Osmanit, në 3 mujorin e parë do të realizohen masat që nuk kërkojnë ndryshime ligjore dhe njëherësh do të kryhen përgatitjet e duhura për ndryshimet ligjore që do të duhet bërë në dy periudhat tjera.