Site icon Telegrafi

Osmani-Saliji: Anëtarësimi në FRA, tregon përkushtimin e Qeverisë drejt BE-së

Me rastin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Agjencinë e të Drejtave Fundametale (FRA) të Bashkimit Evropian, në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, u realizua takim mes zv.kryeministrit të për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji.

Para fillimit të takimit Osmani dhe Saliji dhanë deklaratë për media. Osmani theksoi se anëtarësimi në FRA nuk është një ngjarje e izoluar që ndodhi përnjëherë, por është kulmi i një procesi të filluar qysh në vitin 2008, njofton Telegrafi Maqedoni.

“U ndeshëm me bllokada të shumta, por ja që përfundimisht e zhbllokuam procesin për t’u bërë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm evropian”, tha Osmani duke shtuar se kjo ngjarje tregon përkushtimin e Qeverisë për ta përafruar vendit drejt Bashkimit Evropian në të gjitha nivelet.

Ndrësa ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, theksoi se kyçja e Maqedonisë në punën e këtij agjencioni si trup i vetëm e cila merret me respektimin e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian, korrespondon me procesin euro-integrues të Qeverisë dhe aktivitetet e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me atë evropian.

“Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë si vendi i vetëm nga vendet kandidate për anëtarësim, do të ketë këqyrje të drejtpërdrejtë në punën e Agjencisë dhe mundësi që standardet dhe praktikat evropiane t’i transferon në kornizën vendase legjislative dhe institucionale” deklaroi Saliji./Telegrafi/

Exit mobile version