Site icon Telegrafi

Osmani: Rruga për në Bruksel kalon nëpër tre shtylla, Komisioni për Anti-korrupsion, PSP dhe Trupi koordinues për luftimin e krimit të organizuar

Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se mesazhet për Maqedoninë e Veriut janë inkurajuese dhe pozitive dhe se në kohën e euro skepticizmit ky është mesazh i qartë se jemi në rrugë të mirë.

Ai ceku disa gjëra që tashmë Maqedonia e Veriut i ka bërë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nënvetëdije bëjmë gabime duke folur se çfarë duhet të bëjmë, dhe jo çfarë kemi bërë deri tani. U desh shumë kompromise, përpjekje dhe vullnet për këtë. Ne jemi të gatshëm për fillimin e bisedimeve që sot. Por, pajtohem se duhet të ketë zbatim të mirë, dhe jo vetëm miratim të ligjeve”, tha Osmani.

Sipas tij rruga drejt Brukselit kalon përmes tre shtyllave, Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Prokurorisë Speciale Publike dhe Trupit koordinues për luftimin e korrupsionit.

Exit mobile version