Site icon Telegrafi

Osmani: Realizuam ato reforma që premtuam

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, realizoi takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nën-Presidenten e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Në takim, Osmani prezantoi progresin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizimit të pengesave tjera politike në rrugën euro-integruese të Republikës së Maqedonisë.

“Vij me lajme të mira nga Republika e Maqedonisë. Ashtu siç edhe premtuam para nëntë muajve, i bëmë brenda afatit reformat për Raportin e Komisionit Evropian që pozitivisht të vlerësohet progresi ynë” theksoi Osmani në takim, duke iu drejtuar realizimit përkatës të Plani 3-6-9, implementimi i së cilës përfundon me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian me 17 prill.

Ai shtoi se gjatë periudhës së kaluar Qeveria përgatiti një varg strategjish dhe ligje të rëndësishme reformatore, që në një procedurë transparente dhe gjithëpërfshirëse, me përfilljen e mendimeve të opozitës, sektorit civil dhe publikut, që në masë të madhe janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

“Edhe në këtë moment, në këto ditë të fundit, deri sa mbajmë këtë takim, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, po miratohen edhe ligjet e fundit reformuese për të cilat është e nevojshme përkrahja e dy te tretave të deputetëve dhe për çka në momentin e fundit, me opozitën, u sigurua konsensusi i nevojshëm” – theksoi Osmani.

“Realizuam progres historik edhe në marrëdhënie me fqinjët. Nënshkruam, dhe pas saj e ratifikuam edhe në Kuvend, Marrëveshjen historike për fqinjësi të mirë me Bulgarinë, si dhe realizuam progres të rëndësishëm në komunikim me Greqinë”- theksoi Osmani, duke shtuar se në periudhën e ardhshme, pret vendim edhe për kontestin shumëvjeçar me Greqinë, me të cilën do të shmangen gjitha pengesat ne rrugën euro-integruese të Republikës së Maqedonisë.

Takimi Osmani-Mogherini realizohet në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e Republikës së Maqedonisë, i cili do të del për më pak se një javë, me 17 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version