Site icon Telegrafi

Osmani: Publiku defokusohet me ndryshimin e stemës, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në Facebook ndaj temës aktuale për ndryshimin e stemës.

Osmani shkruan se qeveria duhet të merret me ndryshimet kushtetuese dhe temat më kryesore, e jo te merret me tema që sjellin vetëm defokusim.

Siç thotë Osmani, qytetarët kanë prioritete të tjera që lehtësohen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë:

“Në vend që të defokusohet publiku me debate për ndryshimin e stemës, apo simboleve të tjera, duhet ta rikthejmë fokusin tek ndryshimet kushtetuese që hapin kapitujt e negociatave me BE-në. Qytetarët duan sundim të ligjit, rroga më të larta, ekonomi më të fortë, arsim dhe shëndetësi cilësore – dhe këto nuk mund të arrihen pa avancimin në integrimin evropian. Është koha për vendime të guximshme që sjellin rezultate të prekshme për njerëzit!”, shkruan Osmani.

 

Exit mobile version