Telegrafi

Osmani: Procesi i euro-integrimeve ka prioritet mbinacional

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Gjorgi Slamkov, përkushtuar zbatimit të masave nga Plan 3-6-9, të cilat janë nën kompetencë të Komisionit.

Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se përveç Qeverisë, institucionet Qeveritare, Kuvendi etj., si dhe e nevojës është që edhe institucionet tjera, të cilat janë politikisht të pavarura në punën dhe vendimmarrjen e tyre, t’ju përkushtohen reformave të parapara në Planin 3-6-9.

“Procesi i euro- integrimeve ka prioritet mbinacional dhe është në interes për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në këtë shtrirje është e nevojës që gjitha institucionet detyrim i të cilëve janë interesat e qytetarëve të ju përkushtohen reformave që synojnë përafrimin drejt rregullave europiane” – theksoi Osmani në takim.

Zëvendëskryeministri Osmani paraqiti qëndrimin e Qeverisë se duhet të zbatohen reforma të thella dhe të detajuara, gjithkund që është e nevojshme, jo vetëm për vetë reformat dhe jo vetëm për arsye të BE-së, por për ne dhe qytetarët tanë të cilën prej nesh kërkojnë. Qeveria , në emër të gjithë institucioneve shtetërore, u zotua t’i merr parasysh gjitha rekomandimet e marra nga partnerët tanë ndërkombëtar – theksoi Osmani ndër të tjera në takim.

Komisioni dha përkrahje për realizimin e masave të parapara në Plan të cilat janë nën kompetencën e tij duke pasur parasysh se të njëjtat janë në drejtim të sigurimit të transparencës më të madhe të institucioneve shtetërore, por edhe lehtësim në qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik për gjitha palët e interesuar. /Telegrafi/