Tani pozitat në tabelë janë më të qarta, Prishtina në luftë për ta ruajtur pozitën e liderës, ndërsa Hysi në luftë në rreptë për ekzistencë.
“Prishtina nuk i ka borxh askujt, as njërës prej skuadrave, thjesht janë llafe rrugësh. Më së miri tregon stimulimi që është dhënë nga vetë kryetari i klubit, ku në rastt fitoreje në Merdare kemi premi prej 200 eurosh”, ka pranuar, zëvendës-trajneri, Ali Osmani.
“Atmosfera në klub është e mirë, sidomos javën e fundit është diçka krejt ndryshe, ku këtë më së miri me angazhimin e tyre në stërvitje e tregojnë vetë futbollistët. Këtë nuk e ka ndryshuar ndonjë fakt i dhënies së ndonjë rroge apo diçka e tillë, sepse edhe pse ndonjëherë është vonuar ndonjë rrogë, klubi kurrë, asnjëherë, nuk na ka mbetur borxh. Thjesht atmosfera është tepër pozitive, e qëllimi për këtë dihet, titulli i kampionatit dhe fundi i kampionatit”, ka qenë përgjigja e trajnerit Ali Osmani.