Site icon Telegrafi

Osmani prezantoi planin e OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, ka shpallur sot një plan prej nëntë pikash për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës, i cili ndër të tjera kërkon dorëheqjen e kryetarëve të komunave të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale këtë vit.

Gjithashtu, kërkohet tërheqja e pjesëtarëve të policisë speciale të Kosovës dhe reduktimi i njëkohshëm i gatishmërisë luftarake të Serbisë.

Me propozimin e OSBE-së, të cilin Osmani e ka bërë të ditur në “Twitter”, thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të konfirmojnë respektimin e marrëveshjes bazë nga Ohri, si dhe policia e rregullt me ​​ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it të kujdeset sigurinë në terren.

Një nga pikat kërkon anulimin e protestave dhe kthimin e funksioneve komunale, të cilat, siç tha Osmani, do të rifillojë jeta normale dhe zyrtarëve do t’u jepet akses në objektet komunale.

Në pikën e shtatë thuhet se OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, si dhe forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe në pikën e tetë, se procesi i pajtimit duhet të përfshijë të rinjtë.

Në pikën e nëntë të fundit, theksohet se OSBE-ja mbështet zbatimin dashamirës të dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.

Exit mobile version