Site icon Telegrafi

Osmani: Presim mbështetjen e Holandës në samitet e ardhshme të BE-së

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Mbretërisë së Holandës, kryesuar nga deputeti Hajke Vedman, kryetar i Komisionit.

“Posaçërisht vlerësojmë mbështetjen bilaterale të cilën vendi e merr vazhdimisht nga Holanda, e cila në veçanti me kujdes targetohet në zhvillimin e kapaciteteve demokratike të shoqërisë, sundimit të ligjit, mbështetjes eë reformave etj,” theksoi Osmani, duke iu falënderuar delegacionit edhe për mbështetjen politike në përgjithësi për aspiratat evropiane dhe euro- atlantike të vendit.

“Metodologjia e re paraqet bazë jashtëzakonisht të mirë për përshpejtimin dhe të avancimin e cilësisë së procesit negociues. Vendet- anëtare do të kenë monitorim dhe kahësim të përforcuar politik të procesit, ndërkaq vendet- kandidat do të keni mundësi fer, nëpër sistemin meritor të qartë, në vepër të tregojnë se sa janë të përgatitur për progres në integrimeve evropiane”, theksoi Osmani, duke i përcjellë përshtypjet e Qeverisë pas çështjes së metodologjisë së re.

“Kemi sinjale pozitive se metodologjia i kënaq kërkesat e vendeve- anëtare, që kthen optimizmin në procesin e zgjerimit, kështu duke e kthyer edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon, i cili pas samiteve të tetorit dukshëm u rrënua” theksoi Osmani, duke e theksuar optimizmin e fuqishëm e cila po krijohet në prag të samiteve pranverore të BE-së nën kryesimin e Kroacisë. “Presim që Këshilli ta përmbush obligimin të cilin e vendosi dhe kjo çështje të mbyllet para samitit të majit përkushtuar për Ballkanin Perëndimor në Zagreb”, theksoi Osmani.

Exit mobile version