Zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor politik Bujar Osmani, dhe Këshilltari i posaçëm për integrime euro- atlantike në Departamentin e Kryetarit të Qeverisë, dhe zv. i negociatorit kryesor politik, Bojan Marçiq, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajtën takim të përbashkët me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp dhe ekipin e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u hapën tema lidhur me aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave aderuese, ku Osmani theksoi edhe punën intensive në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për negociata.
Bashkëbiseduesit në veçanti iu referuan referendumit të ardhshëm, ku Osmanin theksoi rrolin dhe përgjegjësinë e politikanëve, si dhe të çdo individi për marrjen e vendimeve në interes për ardhmërinë e Maqedonisë.
“Perspektiva euroatlantike e Qeverisë është i padyshimtë dhe i fuqishëm. Të gjithë ne në përgjithësi jemi përkushtuar implementimit të detyrimeve të marra, dhe jam i bindur se edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të marrin vendim të drejtë për ardhmërinë e vendit”, theksoi Osmani në takim. /Telegrafi/