Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në lëshimin në shfyrtëzim të sallës sportive në shkollën fillore “Pero Nakov” në Kumanovë.
“Promovimi i sotëm i sallës sportive, simbolizon arsyen dhe qëllimin e vërtetë të politikës – krijon kushte më të mira për gjithë qytetarët e këtij vendi. Fakti që me këtë objekt përmirësojmë kushtet për të rinjtë, paraqet përfitim shtesë për të gjithë ne, dhe nxitje shtesë për punën tonë”- theksoi Osmani në fillimin e fjalës së tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Osmani theksoi se objekti është pjesë e projektit të gjerë i ndërtimit të 145 sallave sporitve, që financohet nga mjetet e siguruara me kredi nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës, kurse dokumentacioni projektues është përpunuar me mjetet e pakthyeshme të IPA fondeve.
“Sikur në shkollën Ismet Jashari në Likovë ose Jeronim Derada në Çerkez, të Kumanovës, është kënaqësi e vërtetë kur marr pjesë në ngjarje ku promovohen avancimi i kushteve për arsimim të qytetarëve, për sport, sepse ajo është mënyra më e mirë për të siguruar ardhmëri të suksesshme të rinjve këtu në vend” – theksoi Osmani./Telegrafi/