Site icon Telegrafi

Osmani përmes një video prezanton punën e qeverisë gjatë muajit të parë (Video)

Një muaj pas formimit të qeverisë së re, zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, vendosi që përmes profilit të tij në Facebook t’u drejtohet qytetarëve për t’ua prezantuar punën e bërë deri më tani.

Osmani përmes një video deklaron se vizita në Bruksel, por edhe në Bullgari dhe Greqi e kanë kompletuar imazhin e qeverisë së re në lidhje me euro integrimet. Osmani shtoi se reformat janë interes mbipartiak dhe mbietnik dhe se ai nuk pret që të gjithë qytetarët të jenë të të njëjtit mëndim sa i përket kësaj çështjeje.

“Si rezultat i këtij refokusimi, i kësaj agjende, doli plani 3-6-9, plan i cili duhet të dërgojë dy mesazhe. Mesazhi i parë është se i pranojmë të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të partnereve tanë ndërkombëtar. I dyti mesazh është se erdhi koha për të dhënë rezultate konkrete. Rezultate që janë të rëndësishëm për ne që të krijojmë një shoqëri të qëndrueshme, ekonomi konkurruese dhe shtet të begatë”, tha mes tjerash Osmani.

Më poshtë e keni të plotë videon e postuar nga Bujar Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version