Telegrafi

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Arabinë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.Gjatë vizitës, Osmani do të realizojë takim me Lartmadhërinë e Tij Princin Faisal bin Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Arabisë Saudite, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Qëllimi i vizitës është avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, turizmit dhe marrëdhënieve të biznesit ndërmjet dy vendeve.