Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës.
Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, Osmani mes tjerash do të mbajë takim me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Luis Marco Aguiriano Nalda, i cili përfaqëson vendin në Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në takim do të hapen temat lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, në veçanti në drejtim të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Spanjës për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të samiteve të ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi