Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, ka folur për negociatat me Bullgarinë, ndërsa deklaroi se “topi është në Sofje dhe se ata duhet të bëjnë lëvizje”.
Osmani theksoi se Maqedonia e ka thënë atë që ka pasur në të gjitha takimet, madje ka formalizuar dokumente të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Presim që Republika e Bullgarisë të ketë një qëndrim të konsoliduar të Qeverisë për atë se çfarë do të bëhet më pas me këtë proces. Për fat të keq ka komunikim, por nuk kemi bisedime konkrete derisa të dëgjojmë atë qëndrim të konsoliduar nga Bullgaria”, tha ministri Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme tematike për Forumin e Prespës për Dialog 2022.
Ai mohon se po përgatiten apo shqyrtohen propozime dhe tema konkrete.
I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev se “nuk do ta lejojë maqedonizmin të hyjë në BE”, Osmani theksoi se në Bullgari ka palë të interesuara që me provokime ta çojnë të gabojë palën maqedonase./Telegrafi/