Site icon Telegrafi

Osmani: Pas zgjedhjeve lokale, qeveria i kthehet agjendës reformuese

Zv.kryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, në takiemt me funksionarë të lartë francezë në Paris e potencoi atmosferën e shkëlqyeshme dhe kushtet për mbajtjen e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani theksoi se rrethi i parë ka kaluar në atmosferë të qetë, të drejtë dhe garuese, që u konfirmua në raportin preliminar të OSBE/ODIHR-së, mbështetur nga delegacioni i BE-së, Ambasada e SHBA-së, si dhe nga vëzhguesit relevant vendor.

Osmani gjatë vizitës zyrtare në Paris, realizoi takime të ndara me Emanuel Lenan, këshilltar në kabinetin e kryeministrit Filip, Sabine Tilae, kryetaren e komisionit për Çështje Evropiane në kuvendin nacional të Republikës së Francës dhe me Bertrand Sore, kryetar i grupit Franko-Maqedonas në Parlamentin Francez.

Gjatë takimeve zëvendëskryeministri Osmani njoftoi bashkëbiseduesit me rrjedhën e zbatimit të reformave, të cilat i përmban “Plani 3-6-9”.

Ai shtoi se qytetarët dërguan porosi të qartë deri tek përfaqësuesit politik, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, që paraqet konfirmim të korrektësisë së agjendës euroatlantike të Qeverisë.

Më herët zëvendëskryeministri Osmani u takua edhe me Ministren për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë Evropiane dhe të Jashtme të Francës, Natali Loazo./Telegrafi/

Exit mobile version