Telegrafi

Osmani paralajmëron veting brenda BDI-së

Zyrtari i BDI-së, Bujar Osmani në një prononcim për media sot theksoi se do të ketë veting brenda BDI-së.

Osmani pohoi se pasi që ligji i vetingut nuk u miratua në Kuvend i njëjti do të zbatohet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Osmani deklaroi se vetingu do t’i përfshijë të gjitha degët, qoftë edhe atë më të voglën, të gjithë personat që sipas Osmanit duan të kenë pozitë do të duhet të kalojnë procesin e vetingut Brenda partiak./Telegrafi/