Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për emisionin “200” paralajmëroi heqjen e orës policore pas një majit.
Pas 1 Majit do të bëjmë edhe një vlerësim, se cilat janë trendet dhe çfarë do të propozojë komisioni për sëmundje ngjitëse dhe do ti analizojmë të gjitha. Unë jam për kombinim të masave të buta, e jo masa radikale. Kujtojë se nëse ne imponojmë përdorimin e maskave ose mbulimit e hundës dhe gojës dhe daljes në hapësira publike dhe ruajtjen e distancës fizike dhe disa masa tjera të buta i kombinojmë do të jenë shumë më efektive se sa orë policore.
Mendojë se trendi duhet të jetë lirimi i masave radikale siç quhen të forta kurse përforcimi i masave të buta, që nënkupton njerëzit mund të dalin, mund të lëvizin, por të kenë kujdes të shtuar për të ruajtur shëndetin e tyre dhe shëndetin e tjerëve për rreth”, deklaroi Osmani.
Ndryshe në RMV, ora policore është nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ndërsa me një maj deri në 3 maj është nga ora 14:00 deri në 05:00.