Site icon Telegrafi

Osmani: Nuk tërhiqemi nga Deklarata shqiptare

Zëdhënësi i BDI-së në intervistë për TV24 ka treguar se me OBRM-PDUKM dhe me LSDM janë marrë vesht për të njëjtat kushtet dhe se janë marrë vesht pothuajse për të njëjtat çështje, gjegjësisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, kurse Kushtetuta nuk do të ndryshojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se do të përdorimi i gjuhës fillimisht në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%. Në ato vende emblema e policisë dhe ushtrisë do të jenë në gjuhën shqipe, kurse veçanërisht në monedha, parashihet që ajo të mos përjetojë ndryshime të mëdha, gjegjësisht siç tha Osmani, në vendet ku shkruhet Banka Popullore, do të shkruhet edhe në gjuhën shqipe.

Osmani tha se tërheqje të platformës nuk do të ketë, sepse pjesë të saj janë kërkesa të të gjithë shqiptarëve.

Ai nuk ishte i sigurtë për hapat në vijim, kurse njoftoi se një ndër hapat mundet të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/

Exit mobile version