Telegrafi

Osmani: Nuk do të bëjmë rizgjedhje të gjykatësve të Maqedonisë

Zv. kryeministri për çështje të euro-integrimeve, Bujar Osmani, ka deklaruar se bëhen keqinterpretime për gjoja rizgjedhjen e gjykatësve nga ana e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e tij për Radio Evropa e Lirë, Osmani thotë se do të rritet roli i Këshillit të ri gjyqësor në përcaktimin e procedurave për zgjedhje ose disciplinim të gjykatësve.

Në lidhje me planin ”3-6-9”, Osmani shprehet se ka plan paraqet një trajektore të planit të përgjithshëm qeveritar për çbllokimin e procesit euro-integrues.

Trajektorja e dytë është adresimi i çështjeve të hapura politike ku hyjnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ato me fqinjët./Telegrafi/