Telegrafi

Osmani: Jemi dakord me ligjin për gjuhën shqipe, diskutojmë për bashkëqeverisje (Foto)

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbledhur kryesinë e ngushtë për të diskutuar lidhur me mbështetjen apo jo për LSDM-në e Zoran Zaev per të krijuar qeverinë.

Telegrafi Maqedoni është para selisë së BDI-së dhe do të ju njoftoj në kohë reale për zhvillimet në këtë mbledhje.

“Jemi duke shqyrtuar materiale e grupeve punuese. Nuk presim vendim sonte. Jemi duke shqyrtuar çdo vendim.” tha mes tjerash Osmani.

22:20

“Jemi duke shqyrtuat çdo nen të ligjit për gjuhën shqipe. Jemi duke i lexuar nenet nji nga nji dhe të njejtat i komentojnë anëtarët e kryesisë.” ka thënë Osmani.

00:30

“Shterëm të gjitha argumentet për gjuhën shqipe. Jemi dakord me propozim ligjin. Ditën e premte vazhdojmë diskutimet për bashkëqeverisje” tha mes tjerash Osmani në fund të mbledhjes./Telegrafi/