Site icon Telegrafi

Osmani nuk përgjigjet nëse Merko duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Strugës

Ministri i Punëve të Jashtme njëherit edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani i shmanget pyetjes nëse kryetari i Strugës duhet të japë dorëheqje pas vendimit të DAP-it amerikan.

“Mendoj se Merko duhet të marrë vendimin e tij në bazë të marrëdhënieve me qytetarët që e kanë zgjedhur. Po të isha votues në Strugë, nëse do të ishte kryetar komune nga Çairi, do të thoja mendimin tim. Por, unë nuk e kam votuar e as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se bëhet fjalë për raportin e kryetarit me qytetarët që e kanë zgjedhur”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, BDI-ja ka shprehur qëndrimin e saj se kërkojnë hetim gjithëpërfshirës vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivizimin e të gjitha mekanizmave të mundshëm, si dhe për ngrirjen e të gjitha pozitave në parti.

“Kjo është përgjigja më e mirë që mund ta japin. Kryetarët e komunave janë zgjedhur në zgjedhje direkte. As kryeministri nuk zgjidhet në mënyrë direkte, as ministrat, të gjithë ne jemi të emëruar nga Kuvendi. Kryetarët janë në zgjedhje direkte. Votuesit e tij nuk janë vetëm nga BDI, por ka maqedonas dhe shqiptarë”, u shpreh mes tjerash Osmani.

 

 

Exit mobile version