Opinioni është përqëndruar në mbledhjen e sontme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e cila duhet të vendosë nëse do të pranojë ofertën e OBRM-PDUKM-së, për një qeveri të re, apo jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, informacionet e fundit thonë se BDI nuk ka sjellë vendim për pjesëmarrjen në qeverinë e re me mandatar Nikolla Gruevski.
Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani theksoi se nuk ka ende vendim, pasi që po analizohen të gjitha opsionet. Ai tha se pas pesë orëve të mbledhjes së kryesisë, shqyrtimi i opsioneve do të diskutohet edhe nesër./Telegrafi/