Site icon Telegrafi

Osmani: Nuk ka asgjë kontestuese me atë që publikova shpallje për punësime para referendumit

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor me BE-në, Bujar Osmani, tha se është konsultuar me rregullat ligjore dhe se ka pasur të drejtë të publikoj shpalljet për 200 vendet e lira të punës në organet shtetërore, agjencitë shtetërore dhe administratën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ato tashmë janë shpallje të publikuara që unë vetëm i tregova në profilin tim në Facebook. U interesova se ka ndonjë shkelje ligjore dhe pash se nuk kishte asgjë kontestuese. Aktivitet e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë nuk pushojnë së vepruari kur ka referendum, gjithashtu e njëjta vlen kur punësohen persona të ri”, tha Osmani.

Ai shtoi se situata për zgjedhje parlamentare, lokale dhe për Kryetar të Shtetit nuk është e njëjtë me situatën e referendumit./Telegrafi/

Exit mobile version