Investime në blerjen e pronave dhe ndërtimin e shtëpive në fshatrat Hade dhe Shipitullë, nuk e kanë bërë vetëm banorët e këtyre zonave. Kështu tha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Rafet Osmani.
Osman tha se ka edhe ministra dhe krerë të lartë të institucioneve qendrore dhe lokale, që kanë bërë ndërtime në këto zona.
“Sipas informative jo zyrtare nga banorët e atjeshëm, aty kanë ndërtuar shtëpi njerëz nga pushteti lokal dhe qendror”, tha ai.
Por, një gjë e tillë është mohuar nga Saim Krasniqi, banor i fshatit Shipitullë.
Ai u shpreh se përveç fshatarëve të dy fshatrave nuk ka asnjë person tjetër që ka blerë, e aq më pak ka bërë ndërtime në këto zona. /Tribuna/