Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se në LSDM do të fillojë debati i brendshëm rreth koalicionit me Bashkimin Demokratike, pasi që më herët kjo parti dorëzoi 5.000 amendamente për Kodin Zgjedhor, dhe bllokon ndryshimin e modelit zgjedhor.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, tha se me një njësi zgjedhore BDI fiton dy deputetë më shumë, por humbasin më shumë shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është e saktë se një njësi zgjedhore më shumë i konvenon BDI-së, për shkak se matematika thotë se BDI si parti më e madhe shqiptare mund të fitojë dy deputetë më shumë në një njësi zgjedhore, por do të ulet numri i deputetëve shqiptarët, nga tetë deri në 10 deputetë”, tha Osmani pyetur se cili është opsioni më i mirë të humb dy deputetë BDI apo të humbin shqiptarët 10.
Ndryshe, më herë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri tha se nëse me një njësi zgjedhore do të mbaheshin zgjedhjet e 2016, partitë politike shqiptare do të kishin 21 deputetë, përkatësisht një deputet më shumë kurse BDI do të humbte një deputet./Telegrafi/