Site icon Telegrafi

Osmani nesër për vizitë pune në Bruksel

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër do të qëndrojë në Bruksel ku do të takohet në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini.

Takimi, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të përdoret për të riafirmuar gatishmërinë e vendit për përparim në integrimin Evropian përpara Samitit të BE në tetor.

Gjatë vizitës, Osmani do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Përfaqësuesen e Kroacisë në BE, Andreja Metelko-Zgombiç, si dhe me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Evropian – DG NEAR, Genovese Ruiz Calavera.

Vizita e punës në Bruksel është pjesë e vizitës së zv. kryeministrit Osmani në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së. Pas Brukselit, pasojnë vizitat në Berlin dhe Varshavë./Telegrafi/

Exit mobile version