Telegrafi

Osmani në takim me ekspertët çka do ta vlerësojnë efikasitetin e sistemit të ligjit administrativ

Zv. kryeministri i Qeverisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, u takua sot me ekspertë të cilët janë pjesë e misionit vlerësues të organizuar nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç është informuar nga zyra e tij, ky misioni ka për qëllim vlerësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit të së drejtës administrative në vend, dhe atë në dy segmente, në procedurën administrative dhe në mosmarrëveshjet administrative.

Misioni i vlerësimit do të zgjasë katër ditë pune, pasuar nga përgatitja e një raporti përfundimtar me rekomandime që do të jenë pjesë përbërëse nga procesi i reformave. Ndryshe, në takim morën pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministri i Shoqërisë për Informatikë dhe Administratës, Damjan Mançevski. /Telegrafi/