Site icon Telegrafi

Osmani: Në fund të janarit pritet propozim konkret për çështjen e emrit të Maqedonisë

Bujar Osmani, zv. kryeministër për çështje evropiane, ka deklaruar se nuk është koha për propozim konkret, por një të tillë do të ketë në fund të këtij muaji, dhe atëherë do të tregojmë qëndrimin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të Osmanit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për propozimin Maqedonia e re.

Gjithashtu, Bujar Osmani pati një takim tet-a-tet me ministrin alternative për Punë të Jashtme, Korgos Katrugallos./Telegrafi/

Exit mobile version