Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, do të qëndrojnë për vizitë dy ditore në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të realizojë takime me nënkryatren e Komisionit EVropian dhe përfaqësuese e lartë për punë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, si dhe me komisarin evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn.
Siç njoftuan nga kabineti i Osmanit, në këta takime do të bisedohet për mundësitë e reja në proceset e euro-integrimit të Maqedonsië, besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së, ndërsa do të hapen edhe temat e sfidave rajonale në kontekst të bashkëpunimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Osmani do të mbajë fjalim në institutin “Qendra Evropiane për Politikë”, në temën “Plani 3-6-9: Përparimi i mëtejmë i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE”, ndërsa do të realizojë takim edhe Drejtoren për Ballkanin Perëndimor të DG NEAR, Genoveva Ruiz Calavera./Telegrafi/