Site icon Telegrafi

Osmani: Ndihma franceze është optimizëm për zgjerim

Zv.kryeministri i Maqedonisë për integrime evropiane, Bujar Osmani është takuar sot me zyrtarë të Francës dhe deputeten e këtij shteti, Liljana Tangi duke thënë se ndihma nga Franca është shumë e rëndësishme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Franca është një ndër faktorët kryesorë në Bashkimin Evropian dhe ka rol të rëndësishëm në zgjerimin e kësaj shoqërie” tha Osmani.

Tangi, nga ana tjetër e përshëndeti rrugëtimin e Maqedonisë dhe zbatimin e reformave në vend.

Edhe Osmani edhe Tangi u pajtuan se grupi i deputetëve të Francës dhe Maqedonisë duhet të intesifikojnë bashkëpunimin. /Telegrafi/

Exit mobile version