Site icon Telegrafi

Osmani: Mos mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor është mossukses për të gjithë

“Mos mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor është mossukses për të gjithë, edhe për ne edhe për Bullgarinë edhe për kryesimin gjerman, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai në konferencë për shtyp në prag të bashkë-kryesimit Maqedonia-Bullgari me Procesin e Berlinit 2020 (BP-2020), tha se vetë ideja për procesin është nxitje e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtim të euro-integrimit të rajonit.

“Duhet të pranojnë se tani e tutje do të duhet të kërkojmë konsensus me 27 vendet-anëtare. Në të gjitha 130 hapat mund të ndodhë një vend anëtar të mos japë konfirmim. Lidhur me Bullgarinë, mendoj se ekziston hapësirë dhe mirëkuptim nga të dyja palët për rëndësinë e momentin ekzistues dhe me punën e komisioneve dhe politikës të gjejmë mënyrë për progres”, deklaroi Osmani.

Lidhur me pohimet e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se Osmanit i është propozuar marrëveshje e re nga Bullgaria, ministri tha se nuk ekziston kurrfarë konspiracioni në të gjithë procesin dhe se porosia themelore e Bullgarisë është përmbajtur në deklaratën e kryeministrit bullgar Boyko Borissov, ndërsa kjo është që Bullgaria nuk dëshiron të vijë në situatë që ta bllokojë perspektivën evropiane të vendit.

Osmani theksoi se pret që Procesi i Berlinit të jetë kurorë e suksesit të të gjitha përpjekjeve tona, pret përparim në planin politik. Tha se në të gjitha takimet janë shkëmbyer set të ndryshëm të ideve, propozimeve, por përmendi se porosia themelore e Bullgarisë është ajo dhe mbi bazë të saj do të përpiqen ta intensifikojnë komunikimin që të mos mbesin kurrfarë paqartësie midis të dyja palëve./Telegrafi/

Exit mobile version