Site icon Telegrafi

Osmani: Mos dalja në referendum do të thotë pranim i marrëveshjes së Prespës

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane të Republikë së Maqedonisë dhe bisedues për hyrje në Bashkimin Evropian, në lajmet e Alsat-M tha se marrëveshja e Prespës me Athinën do të konsiderohet si e pranuar nëse nuk ka census në referendumin e caktuar më 30 shtator.

Ai konsideron se shumica e qytetarëve do ta përkrahin mundësinë historike që i ofrohet Maqedonisë.

“Përgjigja pa mjaftuar e qytetarëve, që ta bëjnë procesin e suksesshëm, do të thotë 50%, supozohet se ata, qytetarët i japin mandat Kuvendit që të vendosë vet. Kjo është mesazhi që vjen nga mos dalja në referendum. Mesazhi i dytë është se marrëveshja që është ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë mbetet në fuqi. Kështu që në njëfarë mënyre mos dalja është edhe përkrahje. Për këtë shkak, mendoj se në secilin version, do të jetë e rëndësishme vota e qytetarit. Jo pyetje teknike-logjike, por a është shumica “për” apo “kundër”, tha Osmani duke shtuar se ai është i bindur shumica absolute e qytetarëve të Maqedonisë janë për këtë mundësi historike të Maqedonisë.

Në lidhje me vërejtjet e partive opozitare se shqiptarë në marrëveshje identifikohet si maqedonase qytetarët të Maqedonisë Veriore, Osmani tha se ajo ka të bëjë me shtetësinë, dhe jo me kombësinë.

“Sipas asaj që dëgjova, opozita kërkon të anulohet marrëveshja, Maqedonia të mo hyjë në NATO, Maqedonia të mosfillojë bisedimeve me BE-në, të mbetet peng i rreziqeve gjeopoliotike dhe ndikimit rus në vend, por edhe nga forcat shkatërruese të rajonit. Kjo është mesazi i opozitës. Unë mendojse se mesazhi i shumicës absolute të shqiptarëve është të përkrahet kjo marrëeshje, të përkrahet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, të stabilizohet vendi, të sigurohen vende të punës, të zmadhohet rroga dhe standardi jetësor”, tha Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version