Site icon Telegrafi

Osmani-Mogherini: Sundimi i së drejtës është kusht për eurointegrimet

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bruksel mbajti takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

“Ndodhemi 30 ditë para vendimit të madh për fillimin e negociatave, me të cilën do të vendoset një pikë përpjekjeve të përbashkëta në këto dy vite e gjysmë të kaluara, për kthimin e agjendës evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe kthimin e procesit të zgjerimit lartë në agjendën e Unionit” deklaroi Osmani në takim, duke i përcjellë mirënjohjen e Qeverisë për angazhimin e pahamendshëm të Përfaqësueses së Lartë për suksesin e përgjithshëm të këtij procesi.

Në takim Osmani referoi edhe për aktualitetet e fundit në vend në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pa marr parasysh se nuk paraqet kusht formal për vendimin e tetorit, sundimi i së drejtës mbetet bençmarku ynë i përhershëm për të cilën ju siguroj se nuk do të ketë asnjë lëshim, as në aspektin e ngritjes institucionale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, as në bazë të “trak – rekordit” të vazhdueshëm, në zbatimin e sundimit të ligjit”, theksoi Osmani.

Exit mobile version