Site icon Telegrafi

Osmani-Mogherini: Orët në vijim, vendimtare për procesin e negociatave me Greqinë

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në suaza të vizitës dyditore në Bruksel realizoi takim me nënkryetaren e Komisionit evropian, Federica Mogherini.

Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani ka informuar Mogherinin për përparimin e arritur në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë duke shprehur kënaqësi për këto të arritura në përmirësimin e marrëdhënieve, zbatimin e masave për ndërtim të besimit të ndërsjellë, por edhe kënaqësinë nga niveli i bisedimeve në negociatat për kontestin e emrit me fqiun jugor të vendit.

“Kemi përparim serioz dhe si kurrë më parë dy vendet janë shumë afër gjetjes së zgjidhjes. Orët e ardhshme mund të jenë kyçe për përfundimin e negociatavedhe shpresoj se rezultati pozitiv i negociatave do të krijojë atmosferë të thellimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe undësi për intensifikim të perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë”, është shprehur Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version