Site icon Telegrafi

Osmani: Mes LSDM-së dhe BDI-së ka mundësi për bashkëpunim në nivel lokal

“Mes LSDM-së dhe BDI-së ka mundësi për bashkëpunim në nivel lokal. Kemi bashkëpunim në nivel shtetëror dhe duam që ky bashkëpunim të vazhdojë”, deklaroi zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e përbashkët me kolegun e tij nga Mali i Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq.

“Është një koalicion evropian që duhet të drejtojë vendin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe mendoj se është pozitiv”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se është e mundur të ketë edhe alternativa tjera nga partitë tjera politike, dhe si shembull përmendi bashkëpunimin e OBRM-PDUKM-së me partitë tjera shqiptare, që sipas tij partitë shqiptare do të kishin dy oferta – koalicionin LSDM-BDI dhe OBRM-PDUKM-partitë tjera shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version