Telegrafi

Osmani: Mbështetja ndaj perspektivave evropiane gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët

Zv. kryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajti takim me delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme kryesuar nga Norbert Rotgen, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Bundestagut i cili për vizitë qëndron në vendin tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vizita e sotme e përfaqësuesve të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme është me qëllim të mbështetjes së perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, në veçanti në drejtim të inkurajimit të vendit, në këto momente vendimtare, për t’ju bashkuar momentumit evropian në rajon.

“Është nder i vërtet prezenca e miqve tanë ndërkombëtar dhe të dashamirëve, mbështetja e të cilëve në këtë periudhë është e padyshimtë dhe paraqet nxitje dhe inkurajim të rëndësishëm për qytetarët, në vendimin e tyre për ta mbështetur perspektivën evropiane të vendit”, theksoi Osmani.

Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme është një nga “think-tank”organizatat panevropiane më me ndikim, misioni kryesor i të cilit është mbrojtja dhe promovimi i vlerave evropiane, në veçanti në ndërtimin e vlerave të Evropës më të gjerë./Telegrafi/