Site icon Telegrafi

Osmani: Maqedonia zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore me gjithë fqinjët (Video)

Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet nga rajoni. Mendoj se Qeveria e re e tregoi këtë dhe ndërmarrim aktivitete intensive që të zgjidhim çështjet e hapura me fqinjët dhe jo të hapim të reja, deklaroi zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për tensionimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Serbisë.

“Kuptohet që me vigjilencë e ndjekim gjendjen, megjithatë nuk do të shpejtojmë me konkluzione. Ajo që mund të bëjmë është që të përshëndetim deklaratën nga pala serbe respektivisht qëndrimin e tyre zyrtar për mbrojtjen e marrëdhënieve miqësore dhe kthimin e gjendjeve në kornizat e zakonshme”, tha Osmani konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse sjellja e Serbisë është e lidhur me paralajmërimet për kandidimin e Kosovës për pranimin në UNESCO, Osmani u përgjigj se nuk duhet që të spekulohet lidhur me arsyet.

“Për ne është e rëndësishme që të mbyllim çështjet e hapura me fqinjët. Nuk do të përshpejtojmë me asnjë lloj vendimi në këtë drejtim, do të presim që të merren të gjitha detajet lidhur me këtë çështje. E rëndësishme është për të dy palët të kihet vullnet pozitiv që të kthehen gjërat në marrëdhëniet e zakonshme”, tha nënkryeministri.

Osmani tha se në komunikim me autoritetet e Kosovës është marrë informacion se momentalisht Prishtina aspak nuk ka aplikim për pranim në UNESCO./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=s3Sxi4l7X1w

Exit mobile version