Telegrafi

Osmani: Maqedonia do të ketë sukses ta realizojë agjendën 2025 të Komisionit Evropian

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, mbajti takim pune me eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johahnes Hahn.

“Plani 18 tani më u miratua në Qeveri dhe zbatimi i tij, tani për tani, po zhvillohet pa pengesa. Pres që në kohë të adresohen të gjitha fushat kyçe dhe të krijohen kushte për konfirmimin e vendimit për fillimin e negociatave” – deklaroi Osmani duke e theksuar progresin në zbatimit të reformave në fushat kyçe, në veçanti pas zhbllokimit të Kuvendit me dritën e parë jeshile për ndryshime kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani shtoi se Kuvendi dha dritën e parë të gjelbër për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, me të cilin, sipas tij, jo vetëm që hapet rruga për zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes, por edhe u krijuan kushte për përshpejtimin e procesit reformues të Maqedonisë në përputhje me konkluzionet e Këshillit të Evropës.

Osmani informoi Hahn edhe për progresin në përgatitjen e strukturës negociuese për fillimin e negociatave./Telegrafi/