Telegrafi

Osmani: Maqedonia ndodhet në moment historik në procesin e eurointegrimeve (Video)

“Maqedonia ndodhet në moment historik dhe klimë pozitive edhe brenda edhe në rajon për të bërë hapa drejt integrimeve evropiane, dhe do të ishte gabim nëse dikush lejon hapjen e çështjeve të reja me fqinjët”, deklaroi sot zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani tha se akoma nuk e di nëse do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i cili në funt të muajit pritet ta vizitojë Maqedoninë.

Ai shtoi se agjenda e Kotzias akoma nuk është e njohur, por sipas tij, kjo është vizitë historike e cila duhet të shfrytëzohet për tejkalimin e problemeve.

Osmani foli edhe për incidentin e fundit diplomatik me Serbinë duke thënë se Maqedonia ka dhe do të ketë marrëdhënie korrekte me gjithë fqinjët.

“Për ne është me rëndësi që t’i mbyllim të gjitha këto çështje, pasi është tregues i rëndësishëm për rrugën tonë drejt integrimeve evropiane”, shtoi Osmani./Telegrafi/