Në një intervistë për TV Telma, Zv.Kryeministri Bujar Osmani konsideron se me përfundimet e Këshillit të BE-së, Maqedonia ka fituar udhërrëfyes të qartë për anëtarësim në BE. Qershori 2019 si datë, thotë ai, është termin që është më produktiv për Maqedoni duke pasur parasysh dy proceset që duhet t’i udhëheq, skriningu si fillim për përgatitjen e bisedimeve në njërën anë dhe referendumi, ndryshimi i Kushtetues dhe zgjedhjet për Kryetar në anën tjetër.
“Kemi fituar atë që e kemi pritur për 17 vite – udhërrëfyes të qartë për anëtarësim në BE, gjegjësisht përgatitjen e fillimit të bisedimeve në qershor të 2019, me atë që në procesin drejton procesi i skriningut të shohim se ku jemi. Secili vokabular që të përdorej, mesazhi ishte i qartë, pritet përgatitje me qëllim të hapjes së bisedimeve me BE-ne, tha Osmani në intervistën për Telma.
i Pyetur për debatin që ndodhi në Kështillin e BE-së në Luksemburg, dhe kundërshtimi i disa shteteve që Maqedonia të fitojë datë, Osmani tha se nuk reflekton raportin e tyre me Maqedoninë, por se është qëndrim i tyre reth zgjerimit të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia, thotë ai, e kapi rrugën, të kthehet. Nëse nuk arrijmë me referendum atëherë Maqedonisë do t’i hapen shumë probleme vetëm në qershor, por në të gjitha fazat e procesit.
Në lidhje me referendumin e paralajmëruar, ai thotë se ende nuk është qartë për pyetjen e parashtruar, por se është i bindur se do të gjendet varianti më i mirë.
“80% e qytetarëve duan anëtarësim në BE dhe NATO, se pjesa më e madhe e tyre konsiderojnë se marrëveshja me Greqinë e mbron identitetin, gjuhën dhe kulturë. e jona është që si politikë të gjejmë se si të kalojë me sukses’, deklaroi Zv.Kryeministri Bujar Osmani.
Vendimi i referendumit sipas tij, do të ndikojë në të ardhmen, por edhe në fatin e shtetit./Telegrafi/