Zv.kryeministri i Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Paris, realizoi takim me Ministren për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Natali Loazo.
Në takim zv.kryeministri Osmani dhe ministrja Loazo diskutuan për procesin e integrimeve euro- atlantike të vendit, si dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Osmani informoi Lazion për rrjedhën e zbatimit të Planit 3-6-9 dhe theksoi se implementimi i pjesës së parë të Planit – pjesa 3 është në fund të realizimit, në të cilën më shumë se 80% e masave tani më janë realizuar, ndërsa për 20% tjetër ende punohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se zgjedhjet kredibile lokale paraqesin kurorrë të pjesës 3 nga Plani 3-6-9, dhe duke i pasur parasysh vlerësimet të cilat për zgjedhjet nga ana e OSBE/ODHIR, që u konfirmuan edhe nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shkup, kishim kushte të drejta garruese, ditë të qetë zgjedhore, gjë që presim të realizohen edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Osmani theksoi se me realizimin e pengesave të shumta të cilat qëndronin në rrugën e Republikës së Maqedonisë në rrugën e integrimeve europiane, si që janë Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, propozim ligji i ri për shfrytëzimin e gjuhëve, si dhe fillimi me masat për ndërtimin e besimit me Republikën e Greqisë.
Ai përsëriti ambiciet e Qeverisë, deri në fund të vitit, në Samitin e dhjetorit, të hiqet rekomandimi i kushtëzuar, më tej Raport pozitiv dhe rekomandim të pastër nga ana e Komisionit në Prill, vitin e ardhshëm, si dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm. Për këtë, Osmani kërkoi edhe mbështetje konkrete nga Franca në këtë proces, si mbështetës i politikës së zgjerimit të BE-së, ku dhe theksoi se pret ta shfrytëzojë rrolin e tij në sistemin vendimarrës të Unionit, që në mënyrë plotësuese të përshpejtohet zhbllokimi i procesit.
Në kuadër të vizitës në Francë, Zëvendëskryministri Osmani realizoi takime edhe me Emanuel Lenan, këshilltar në Kabinetin e Kryeministrit Filip, si dhe me Sabine Tilae, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin Nacional. Në agjendën e Osmanit parshihet takim edhe me Bertran Sore, Kryetar i grupit Franko- Maqedone në Kuvendin Nacional të Francës.