Pas zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, me siguri pika më e fuqishme në të cilën është ndërtuar shumica e re politike është procesi i integrimeve, i cili duhet të jetë shtyllë e Qeverisë së re dhe nuk guxon sërish të lejohet regres në lidhje të afrimit ndaj BE-së dhe NATO-s. Të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria janë pikërisht në drejtim për ta filluar procesin, i cili në disa hapa duhet të na çojë deri në fillim të negociatave inkuadruese me BE-në, thotë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, në një intervistë për ueb portalin Ballkani Perëndimor Evropian.
Osmani thekson se në 100 ditët e para fokusi i Qeverisë ishte në dy çështje – zgjidhje e çështjeve të hapura politike me fqinjët dhe zbatimi i prioriteteve të ardhshme reformuese si pjesë e Planit 3-6-9.
“Jo vetëm që arritëm të bëjmë përparim evident në këtë fushë, por gradualisht e kthyem eurooptimizmin në vend dhe kjo është diçka që paraqet fuqi kryesore lëvizëse të proceseve në shoqëri”, tha Osmani.
Ai theksoi se në planin e brendshëm, Qeveria me konsensus miratoi Projekt-ligj për përdorimin e gjuhëve, me çka filloi procesi i mbylljes së kësaj çështje shumë të rëndësishme të brendshme politike e cila e krijon bazën për marrëdhënie stabile ndëretnike./Telegrafi/