Zv. Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, konsideron se Kryetari i Gjorgje Ivanov nuk mund të ndalë hovin pozitiv që e kapluar Maqedoninë dhe rajonin drejt integrimeve evropiane, me mos nënshkrimin e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë.
“Kryetari Ivanonv është faktor i rëndësishëm në këtë proces. Shumë e madhe është ndikimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Shumë mund është dhënë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që e ka kënaqur gjithë botën. Kryetari i Shtetit është figurë e vogël për të ndaluar këtë hov pozitiv, që është përhapur më 17 qershor në gjithë rajonin. Duhet t’ju shpjegohet qytetarëve për përfitimet e kësaj marrëveshje, dhe çka mund të humbasim nëse nuk do ta nënshkruanim”, deklaron Osman në një intervistë për “Zhurnal TV”./Telegrafi/