Site icon Telegrafi

Osmani – Kobler: Maqedoninë e pret punë e gjatë për t’u kthyer në rrugën e BE-së

Zv. kryeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka realizuar një takim me Ambasadoren e Austrisë në Shkup, Renata Kobler, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Osmani njoftoi ambasadoren Kobler për prioritetet e Qeverisë së re në periudhën që vjen në lidhje me integrimet në BE, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi për reformat urgjente.

Osmani theksoi se përqëndrimi mbetet në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga reformat urgjente prioritare dhe Marrëveshjes së Përzhinos.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që Maqedoninë e pret një periudhë e punës së madhe për ta kthyer në rrugën e BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version