Zëvendëskryeministri Bujar Osmani nga selia e BDI-së në Çair ka komentuar koalicionin parazgjedhor në mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.
Osmani tha se shkrirja e Lëvizjes Besa në koalicionin e LSDM-së është e dëmshme për shqiptarët në vend.
Ndërsa si përgjigje për këtë, Kasami tha se “Lëvizja Besa është partia e vetme shqiptare autonome, autoktone dhe autentike, që punon në të mirë të shqiptarëve”./Telegrafi/