Telegrafi

Osmani: Koalicioni BDI-LSDM ishte i hapur dhe mbi bazën e programeve të përbashkëta

Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani, sot në konferencë për shtyp vlerësoi se BDI është fituese absolute e zgjedhjeve lokale tek shqiptarët.

“BDI është e partia e parë për këshilltarë në Çair, atje ku nuk ka koalicione. Pranuam mesazhin e zgjedhjeve të kaluara dhe ofruam aktorë të rinj. Çairit nuk i duhet kandidat që do të jetë në anën e kundërt të qeverisë. Çdo marrëveshje për tregti me votat është e papranueshme për votuesit dhe këtë do ta tregojnë më 29 tetor”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se koalicionet bëhen mbi bazën e komplementaritetit të ideve, dhe jo mbi marrëveshjen për vota. Osmani tha se koalicioni me LSDM-në në Çair ka qenë me bazë të programit të përbashkët dhe ishte publik.

Në lidhje me koalicionin mes Selës dhe Kasamit, Osmani tha se bëhet fjalë për koalicion mes partnerëve opozitar dhe se ka spekulime për koalicion edhe me parti maqedonase./Telegrafi/